FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plani i SHBA-së, me përfaqësueset e mbetura organizon “Botërorin” e luksit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ndër skuadrat e mbetura jashtë Botërorit “Rusi 2018”, vijnë me një ide origjinale, teksa propozojnë organizimin e një turneu të vogël paralelisht me kompeticionit madhor, pikërisht me skuadrat e zhgënjyera, që nuk mundën dot të kualifikoheshin në Kupën e Botës.

Ftesa është për Italinë, për të vijuar me Kilin, Ganën dhe Holandën. Në këtë projekt parashikohet që përfaqësueset të zhvillojnë një turne ose një seri takimesh miqësore me data të përcaktuara.

E gjitha kjo mbetet në kuadrin e një projekti në letër, por tingëllon si një mundësi e mirë për të ngushëlluar sadopak ekipet që nuk do të mund të përjetojnë emocionet e forta të Botërorit, shkruan supersport. Hera e fundit që Holanda dhe Gana kanë munguar në takimin e tyre me Botëroin ka qenë në edicionin e vitit 2002, ndërkohë që Kili, Kampione në fuqi e Amerikës Jugore, nuk mugonte në Kupën e Botës që nga viti 2006.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mungonin që nga viti 1986. Ndaj, ky turne do të ishte një ngushëllim i mirë për këto skuadra. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendoset.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?