Plas te Barcelona, Suarez dhe Vidal dalin kundër Koeman

Sulmuesi Luis Suarez dhe mesfushori Arturo Vidal nuk janë stërvitur me grupin gjatë së shtunës. Të dy kanë zhvilluar stërvitje të diferencuara, pasi me shumë mundësi do të largohen. Uruguaiani dhe kiliani do të vazhdojnë karrierën e tyre në Serie A në moshën 33-vjeçare.

Suarez pritet t’i bashkohet ekipit të Juventusit, pasi ka bisedimet me kampionët e Italisë. Vidal mund të ribashkohet me ish-trajnerin e tij, Antonio Conte. Raportet aspak të mira me trajnerin Koeman ende pa nisur punë, ka bërë të mendojnë për një aventurë të re.

SHKARKO APP