“Plas” te Juventusi pas barazimit ndaj Venezias, Vlahovic përplaset me tifozët

Situata te Juventusi nuk duket aspak e qetë. Barazimi i fundit në kampionat ndaj Venezia-s me rezultatin 2-2, ka irrituar së tepërmi tifozët, sidomos ata ultras.

Dusan Vlahovic shënoi në fund, për të shmangur humbjen e “Zonjës së Vjetër”, por pas përfundimit të takimit, sulmuesi u përfshi në një incident në fushë.

Gjatë kohës kur shkuan te tifozët e Juventusit, lojtarët u pritën me vërshëllima. Madje nuk munguan reagimet as ndaj Vlahovic, i cili ndryshe nga lojtarët e tjerë, reagoi ndaj tifozëve, duke pasur një përplasje në distancë me ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E kuptoj keqardhjen për rezultatet e fundit dhe keni të drejtë ta shprehni. Ju kam respektuar gjithmonë duke dhënë gjithçka për fanellën. Ju falënderoj për mbështetjen që jepni çdo ditë. Tani është e rëndësishme të vazhdojmë të mbështesim ekipin dhe të ringrihemi të gjithë së bashku”, shkroi sot Vlahovic.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlahovic breaks silence after row with Juventus fans

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?