Plas te Kosova, përjashtohet një futbollist për arsye disiplinore

Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me njoftim dhe bën me dije se portieri Arijanet Muric është larguar nga stërvitja, për arsye disiplinore.

“Me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollisti Arijanet Muric largohet nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore”, shkruhet në njoftimin e shkurtër të FFK.

Nuk bëhet me dije se çfarë ka ndodhur për t’u marrë ky vendim, por diçka e tillë sigurisht që nuk është në të mirë të frymës së skuadrës dardane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosova luan nesër kundër Lituaninë një miqësore, kurse më pas përballet me Suedinë (28 mars) dhe Spanjën (31 mars) për kualifikueset e Botërorit 2022.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?