Plasin polemikat në Angli, tifozët e Liverpoolit thumbuan me banera City-in

Manchester City u prit me vërshëllima dhe protesta nga tifozët e Liverpoolit në Anfield, pas vendimit që lidhet me shkeljet financiare të klubit. Megjithatë, skuadra mike iu përgjigj atmosferës armiqësore me një fitore të pastër 3-0.

Ndeshja shënoi paraqitjen e parë të Manchester City-t pas vendimit që e shpalli klubin fajtor për më shumë se 100 shkelje të rregullave financiare të Premier League, të dyshuara gjatë një periudhe nëntëvjeçare.

Tifozët vendas nuk e fshehën zemërimin e tyre. Ata vërshëllyen lojtarët e Cityt që gjatë nxehjes para ndeshjes dhe vazhduan me të njëjtën sjellje sa herë që futbollistët miq preknin topin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në tribunat e Anfield u shfaqën edhe banderola ironizuese. Njëra prej tyre shkruante: “Një brez tifozësh i mashtruar”, ndërsa të tjera thumbonin klubin me referenca muzikore ndaj grupit Oasis.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe jashtë stadiumit pati protesta, me tifozë që mbanin pankarta dhe bluza me mesazhe kundër kampionëve anglezë. Nga ana tjetër, mbështetësit e Cityt iu kundërpërgjigjën kritikave me banderola në mbështetje të drejtuesve të klubit.

Në fushë, Manchester City triumfoi 3-0, me golat e Erling Haaland, Jeremy Doku dhe Rayan Cherki, ndërsa Liverpooli e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të Ryan Gravenberch.

Liverpool fans hold up a banner reading "All of your stars are fading away" at a match.

A banner for sale showing Manchester City players and manager in prison uniforms with the text '114 Guilty Charges'.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Politika 3455 (34.4%)
Shoqeria civile 6584 (65.6%)

Vota totale: 10039