Plotësohet dëshira e Contes, “luftëtari” Vidal do të mbërrijë nesër për vizitat mjekësore

Antonio Conte më në fund do të ketë në dispozicion luftëtarin që kërkonte prej kohës. Telenovela Arturo Vidal është vërtetë në episodin e fundit. Pas disa javësh zërash dhe mohimesh, tashmë akordi final është arritur. Godin do të përfundojë tek Cagliari, ndërsa mesfushori nesër me shumë mundësi do të kryejë vizitat mjekësore para firmës mbi kontratën e re 2-vjeçare prej 6 milionë euro në sezon. Barcelona do të përfitojë 1.5 milionë euro dhe bonuse.

Akordi me Godin, zgjidhje konsensuale e kontratës mirë, lehtëson klubin nga një rrogë e rëndë ndaj dhe erdhi aprovimi i Suning për blerjen e Vidal, futbollist që Conte e kërkonte në zikaltër që vitin e kaluar. Të shtunën situata është përshpejtuar në takimin me Barcelonën, që kërkonte një pagesë më të madhe në krahasim me 500.000 euro të ofruar nga Inter, në fund është gjetur akordi.

Kilieni është stërvitur i diferencuar, pjesërisht larg nga Ciutad Deportiva me përgatitësin e tij atletik e pjesërisht në qendrën sportive të Barcelonës së bashku me shokët e skuadrës: me shumë mundësi do të jetë titullar që në ndeshjen kundër Fiorentinës të shtunën e ardhshme. Vidal ka “prenotuar” edhe fanellën me numër 22 që mbante tek Barcelona, por shpreson gjithnjë të rimarrë numrin 8, në rast të shitjes së Vecinos.

Antonio Conte tashmë nuk mund të ketë më justifikime në rast të mungesës së rezultateve, pasi drejtuesit i kanë bërë të gjithë blerjet që ka kërkuar. Afrimi i Hakimit ka rritur shumë cilësinë në mbrojtje, ndërkohë që shpresohet edhe gjetja e një marrëveshje me Emerson Palmerin nga Chelsea, që do të bënte që Conte të kishte dy futbollistë krahu që mund të jenë kërcënim i vazhdueshëm edhe në aksionet sulmuese. Strategjia e strategu italian është e qartë: Kërkon të vijojë me 3-5-2 e famshëm, ku do të mbështetet të dyshja e sulmit Lukaku-Lautaro Martinez, në përpjekje për të thyer hegjemoninë e Juventusit.

SHKARKO APP