Po bën xhiron e botës/ Ronaldo ndalon arbitrin: Nuk ishte penallti, mos e jep! (VIDEO)
Sporti E Martë, 28 Nëntor 2023 12:35
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e Al Nassr ndaj Persepolis, në Champions League-n aziatike.
Pas një ndërhyrje ndaj Cristiano Ronaldo, arbitri i ndeshjes ishte pranë akordimit të penalltisë, por ka qenë vetë portugezi që e ka ndalur.
Sulmuesi i Al Nassr është parë duke i thënë arbitrit se nuk është penallti, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron një avantazh të pamerituar.