“Po më shpëtonte …”, Yamal tregon episodin qesharak pas ndeshjes ndaj Dortmundit
Skuadra e Barcelonës triumfoi 3-2 kundër Borussia Dortmundit, falë edhe performancës së shkëlqyer të Lamine Yamal. Talent i ri i klubit katalanas dha asistin vendimtar për Ferran Torres, ndaj u u shpall ‘MVP’ i ndeshjes nga UEFA.
Yamal ndau një episod interesant, që ndodhi gjatë testit antidoping. Në një intervistë për “Football Movistar Plus+”, 17-vjeçari rrëfeu: “Po më shpëtonte! Dhe për herë të parë që po më shpëtonte (urina), nuk më morën që të bëja testin antidoping”.
Ky moment humoristik nuk e zbeh aspak rëndësinë e performancës së tij në fushë, ku Yamal vazhdon të tregojë pjekuri dhe aftësi teknike të rralla për moshën e tij. Një talent që shkëlqen natyrshëm
Në moshën vetëm 17 vjeç, Yamal është kthyer në një nga lojtarët më premtues në futbollin evropian.
KOHA JONË SONDAZH

