Po shkëlqejnë te Milani, drejtuesit kërkojnë blerjen e Diaz dhe Dalot
Brahim Diaz dhe Diogo Dalot janë ndër futbollistët më të spikatur në këtë fillim sezoni shumë të mirë të Milanit. Të dy futbollistët janë transferuar në Milano në formën e huazimit të thjeshtë dhe sipas marrëveshjes në fund të sezonit duhet të kthehen përkatësisht Diaz te Real Madrid dhe Dalot te Manchester United.
Gjithsesi dyshja Maldini-Massara nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe kanë nisur negociatat si me klubin spanjoll, ashtu edhe atë anglez, për të futur të drejtën e blerjes në marrëveshjen e huazimit të futbollistëve.
Drejtuesit e klubit kuqezi do të provojnë të sigurojnë kartonët e dy lojtarëve, me qëllim që të mos investojnë në rritjen e tyre, për t’i humbur sërish në fund të sezonit, megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë, sidomos për Diaz.
KOHA JONË SONDAZH

