Po shkëlqen te Bristol, klubet e njohura bëjnë gati ofertën për Anis Mehmetin

Anis Mehmeti po kalon një periudhë të artë në futbollin anglez dhe paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re. Me 8 gola dhe 6 asistime në këtë sezon, sulmuesi kuqezi është shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të Bristol City, duke tërhequr gjithnjë e më shumë interes nga klube të tjera në Angli.

Interesimin në rritje e ka konfirmuar edhe trajneri i Bristol City, Gerhard Stuber, i cili pranoi se paraqitjet e Mehmetit kanë ngjallur vëmendjen e disa skuadrave. Megjithatë, klubi nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga shërbimet e shqiptarit dhe ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës.

Sipas Stuber, Mehmeti ka aktualisht në tavolinë një ofertë zyrtare për vazhdimin e bashkëpunimit, ndërsa tekniku theksoi rëndësinë e madhe që sulmuesi ka pasur për skuadrën në muajt e fundit. Ai nënvizoi gjithashtu se merkatoja mbetet gjithmonë një proces kompleks, ku përveç aspektit sportiv, pesha e biznesit është e pashmangshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ardhmja e Anis Mehmetit pritet të jetë një nga temat më të diskutuara te Bristol City, me klubin që synon ta mbajë liderin e repartit ofensiv, ndërsa interesimi nga jashtë vijon të shtohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?