Po shkëlqen te Como, Reali bën gati 9 milionë euro për mesfushorin e talentuar

Real Madridi po mendon për rikthimin Nico Paz, që aktualisht luan për Como-n në Serie A dhe po bën një sezon fantastik.
Ky opsion, i vlerësuar në 9 milionë euro për vitin 2025, rritet gradualisht në vitet në vijim, duke arritur në 10 milionë në 2026 dhe 11 milionë në 2027.
Presidenti madrilen Florentino Perez, po e shqyrton seriozisht këtë mundësi për të forcuar skuadrën dhe për të siguruar të ardhmen e mesfushorit premtues.
Statistikat e tij dhe perfomancat e këtij sezoni kanë zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha, ndaj dhe Real-i duket se ka vendosur t’i paraprijë duke menduar rikthimin e argjentinasit që në fund të këtij sezoni.