Po shkëlqen te PSG, Evertoni fikson super çmimin për Moise Kean
PSG dhe Everton ranë dakord tetorin e kaluar për huazimin e Moise Kean për një sezon te kampionët e Francës, pa opsione blerje nga këta të fundit. Sulmuesi italian është përshtatur për mrekulli tek ekipi i ri dhe deri tani numëron 14 gola dhe një asist në 25 takime të luajtura në të gjithë kompeticionet.
Ecuria fantastike e 20-vjeçarit të talentuar ka ndikuar në rritjen e çmimit të kartonit të tij. Everton ka fiksuar shumën që duhet paguar për blerjen e plotë të lojtarit.
Fabrizio Romano thekson se PSG duhet të shpenzojë rreth 80 milion euro për të blerë përfundimisht kartonin e Moise Kean, i cili ndodhet në formë të shkëlqyer.
KOHA JONË SONDAZH

