Pochettino: Broja nuk është ende gati për të luajtur titullar
Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino, deklaroi se sulmuesi i Kombëtares sonë, Armando Broja, nuk është ende gati për të luajtur titullar.
Në konferencën për shtyp, para ndeshjes me Brighton, Pochettino deklaroi se lojtari mund të aktivizohet në 20-30 minutat e fundit.
“Broja nuk është ende gati për ta nisur nga minuta e parë. Unë mendoj se ai po e ndihmon ekipin dhe po bën mirë, por kërkon kohë që të jetë në gjendje për ta nisur si titullar. Mendoj se 20, 25 ose 30 minuta mund ta ndihmojë ekipin, por nuk është ende gati”, deklaroi strategu i Bluve të Londrës.
KOHA JONË SONDAZH

