Pogba dhe Ibrahimovic janë rikuperuar, janë gati për lojë

Pogba dhe Ibrahimovic i kanë lënë anash lëndimet e rënda dhe janë gati për sfidën që Manchester United e zhvillon me Newcastle United. Tifozët e Manchester Unitedit janë në festë. Pritjes së gjatë tashmë i erdhi fundit. Mesfushori, Paul Pogba si dhe sulmuesi, Zlatan Ibrahimovic, janë ftuar për sfidën me Newcastle United.

Jose Mourinho ka konfirmuar se dy lojtarët në fjalë tashmë janë gati për lojë, ndërsa është rikthyer edhe mbrojtësi, Marcos Rojo.

“Lojtarët, që ishin duke u rikuperuar, madje edhe ai nga lëndimi i rëndë, janë gati të luajnë”, tha Mourinho në konferencë para ndeshjes me Newcastle.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur u pyet që të specifikojë mirë për lojtarët që janë gati, ai u përgjigj: “Pogba, Ibrahimovic dhe Marcos Rojo”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?