Pogba largon nga tavolina birrën që i sponsorizon çmimin
Pas Cristiano Ronaldo që largoi nga tavolina e konferencës për shtyp shishet e Coca Cola, mesfushori i Francës Paul Pogba ka larguar nga tavolina një shishe birre “Heineken”.
Kompania që hedh në treg këtë birrë është e njëjta që sponsorizon dhe çmimin Euro 2020.
Shumë ironike është në fakt e gjitha kjo, pasi burimi i milionave që ata marrin janë sponsorët. Në të shkuarën ka pasur edhe episode të tjera me largimin e birrave, në një rast protagonist ishte Shkodran Mustafi.