Pogba me “valixhe” në duar, United gjen zëvendësuesin e francezit

Dëmtimet por edhe hoshilacionet e Paul Pogbas kanë detyruar drejtuesit e Man United të hidhen në merkato për të gjetur zëvendësuesin e kampionit të botës.

“Djajtë e kuq” kanë piketuar mesfushorin 20-vjeçar Boubakary që luan për skuadrën e Lille. Paraqitjet e talentit francez kanë marrë vëmendjen e shumë skuadrave prestigjoze në Evropë. Manchester Unitedi e sheh Soumaren si pasuesin ideal të Paul Pogbas në mesfushë, pasi të dy lojtarët kanë karakteristika të ngjashme.

E ardhmja e Pogbas në Old Trafford mbetet e paqartë, ofertat e Real Madridit kanë tunduar 25 vjeçarin për të ndërruar ambient. Përveç Soumares, Manchester Unitedi është interesuar edhe për shërbimet e Moussa Dembeles, të cilin klubi e ka monitoruar për një kohë të gjatë, edhe kur ai francezi luante me Fulham dhe Celtic.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?