Polemikat me Mourinhon, Conte: Nuk jam penduar, ai të shohë punën e vet

Antonio Conte, trajneri i Chelseat, ka përfunduar në shënjestrën e kritikave pas disa rezultateve negative dhe për punën e përditshme që bën me lojtarët, që konsiderohet shumë e rëndë dhe shkaku kryesor i dëmtimeve të shumta.

“Secili ka metodat e tij dhe këtë vit po stërvitemi më pak në krahasim me sezonin e kaluar”, ka sqaruar Conte.

Pas triumfit të jashtëzakonshëm të sezonit të kaluar në Premier League, trajneri italian nuk e ka nisur në mënyrën e duhur sezonin e ri. Pas dy humbjesh radhazi të pësuara në kampionat kundër Manchester City-it dhe Crystal Palace, që kanë dërguar “Blutë” 9 pikë larg kreut, lojtarët e Conte-s kanë pasur vështirësi edhe në Champions kundër Romës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto rezultate kanë ndezur polemikat dhe, sipas “Daily Mail”, vetë futbollistët nuk janë të kënaqur me metodat e teknikut, të konsideruara shumë të rënda dhe shkaku kryesor i dëmtimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto ankesa kanë ardhur nga “senatorët” e skuadrës. Antonio Conte ka dashur të sqarojë gjithçka: “Stërvitjet e mia? Secili ka metodat e tij. Por këtë vit janë pakësuar dhe kjo mund të jetë një nga arsyet e problemeve. Programi është reduktuar sepse luajmë shpesh dhe nuk është e mundur të stërvitemi si në sezonin e kaluar. Për sa i takon polemikave me Mourinhon, nuk jam i penduar për asgjë.

Një trajner duhet të mendojë për skuadrën e tij. Duhet të përqendrohet te puna e tij dhe të mos mendojë për atë të të tjerëve”, deklaroi tekniku italian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?