Policia greke i druhet episodeve të dhunës, 6 mijë forca në rrugë para finales së Conference League

6 mijë policë grekë të mobilizuar për finalen e Conference League-s mes Fiorentinës dhe Olympiacosit, që do të zhvillohet nesër, në mbrëmje, në stadiumin “Agia Sofia”, shtëpia e AEK-ut të Athinës.

Zona rreth stadiumit, në lagjen veriore të Nea Filadelfias, tashmë është nën kontrollin e rreptë të forcave të sigurisë. Disa rrugë janë mbyllur, disa të tjera do të mbyllen nesër.

Policia greke nuk shqetësohet vetëm nga rreth 10 mijë tifozët e Fiorentinës që tashmë kanë nisur të mbërrijnë në Athinë, por edhe marrëdhëniet e këqija mes tifozëve të skuadrave athinase.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Greqi çështja e dhunës lidhur me sportin është mjaft e ndërlikuar, aq sa edhe udhëtimi i tifozëve në transfertë është ndaluar prej dhjetë vjetësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fakt, Olympiacos do ta luajë finalen në stadiumin e ri të rivalëve të tyre AEK Athinë, por për shkak të dispozitave të autoriteteve, nuk do të mund të futet me ngjyra të tjera përveç vjollcës dhe kuqebardhës së Olympiacosit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?