Portugalia si Milani, 33 vite më vonë vjen një tjetër gol fantazmë në Marakana të Beogradit (VIDEO)
E njëjta histori, i njëjti vend, e njëjta fushë. Në Marakana në Beograd, koha duket se ka ndaluar. Kanë kaluar gati 33 vjet nga 10 nëntori 1988 deri më 27 mars 2021, megjithatë episodet janë praktikisht identike.
Goli i mohuar në mënyrë sensacionale ndaj Cristiano Ronaldos në barazimin mes Serbisë dhe Portugalisë është shumë i ngjashëm me raundin e parë të eliminimit të Kupës Evropiane midis Crvena Zvezdës dhe Milanit. Goli ishte i njëjtë si atëherë, me ndryshimin thelbësor që skuadrës së Sacchit nuk ju quajt një autogol i mbrojtësit Vasilijevic, protagonist i një largimi të topit me shumë kohë vonesë.
Ndeshja u vendos me penallti, ku Galli priti dy 11-metërsha, duke bërë që kuqezinjtë të kalonin dhe më pas të arrinin deri në finale, të cilën e fituan 4-0 ndaj Steaua Bukuresht në finalen e Barcelonës. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

