Portugezët dhe spanjollët janë të një mendje: Ronaldo do largohet nga Reali

Një lajm i publikuar sot nga e përditshmja më e madhe portugeze, “A’Bola” dhe e konfirmuar edhe nga spanjollja “AS”, thotë se ylli madrilen fitues i katër herë “Topit të Artë” Cristiano Ronaldo i ka kërkuar presidentit të klubit, Florentino Perez, që të mos e pengojë të largohet nga klubi këtë merkato vere.

JBOLA_15874_16/06 : Nacional : Jornal Lisboa 40 paginas : Chapaonaldo
Ajo që e ka shtyrë 32-vjeçarin te heqë dorë nga ekipi më prestigjioz në botë është vendimi i marrë nga autoritetet financiarë në Spanjë për të hetuar lojtarin me akuzën për evazion fiskal dhe shmangien e taksave për një shumë prej 14,7 milionë eurosh.

Vendimi i portugezit thuhet se është i pakthyeshëm ç’ka do të thotë se Realit do t’i duhet shumë shpejt të nisë negociatat për të përfituar sa më shumë nga shitja e lojtarit. Sipas “Marca-s” ofertat për personazhin më të ndjekur në rrjetet sociale nuk mungojnë, madje në drejtim të “galaktikëve” javën që shkoi ka mbërritur një mega-shifër prej 180 mln eurosh për shërbimet e lojtarit.
14938077538589-470x264
Një sër klubesh si Manchester United, PSG apo Manchester City ‘rrezikojnë’ t’a çojnë në një tjetër nivel të pakalueshëm shifrën me të cilën do t’i duhet të ofrojnë për të bërë të tyrin “CR7-ën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?