Premier League/ Arsenal fluturon në krye, Aston Villa befason City-in e Guardiolës

Ndeshjet e javës së nëntë të Premier League sollën surpriza të mëdha. Arsenali vazhdon marshimin drejt titullit pas fitores 1-0 ndaj Crystal Palace, falë golit të Eze në minutën e 39-të. Me këtë sukses, skuadra e Mikel Arteta-s shkëputet në +6 nga Manchester City i Pep Guardiola-s, që u mund 1-0 në transfertë nga Aston Villa, me Cash që realizoi golin vendimtar në minutën e 19-të.

Ndërkohë, Liverpooli, kampion në fuqi, mbetet tashmë shtatë pikë pas “Topçinjve”. Në vendin e dytë surprizon Bournemouth, që me fitoren 2-0 ndaj Nottingham Forest ngjitet në kuotën -4 nga kreu.

Në fundjavën plot emocione, Burnley arriti një fitore dramatike 3-2 ndaj Wolverhampton, duke marrë frymë pas një serie rezultatesh të dobëta. Broja sërish nuk u akivizua asnjë minutë, duke konfirmuar momentin delikat që po kalon. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?