Premier League/ Barazim spektakolar në duelin mes Arsenalit dhe Liverpoolit
Arsenali ka arritur të shmangë humbjen ndaj kampionëve të sapo-shpallur të Liverpoolit, duke rikuperuar një disavantazh prej dy golash në pjesën e dytë dhe duke mbyllur sfidën me rezultatin 2-2.
Në “Anfield”, pjesa e parë foli plotësisht për vendasit. Brenda vetëm dy minutash, Liverpool realizoi dy gola: në minutën e 20-të Cody Gakpo shënoi me kokë, ndërsa menjëherë më pas Luis Diaz dyfishoi me një goditje të saktë me të majtën.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 për ekipin e Slot, por Arsenali reagoi në pjesën e dytë. Vetëm dy minuta pas rifillimit të lojës, Martinelli ngushtoi diferencën, duke rikthyer shpresat për “Topçinjtë”.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 70-të: pas një goditjeje të Odegaard, ishte Mikel Merino që finalizoi me kokë në tentativën e dytë. Megjithatë, vetëm nëntë minuta më vonë, Merino u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Arsenalin me 10 lojtarë për minutat e mbetura.
Me këtë barazim, Arsenali ngjitet në kuotën e 68 pikëve, vetëm +2 mbi Neëcastle, duke e mbajtur të hapur luftën për vendet e para që çojnë në Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

