Presidenti i Venecias tallet me bisedimet FSHF-Inzagi: E pamundur, atje nuk ka pastërma!

Presidenti i Venecias, Xho Takopina, i komenton me të tallur bisedimet mes FSHF-së dhe Filipo Inzagit për ta vendosur këtë të fundit në krye të kombëtares shqiptare.

Tashmë që trajneri i Venecias ka rënë si pistë e mundshme për FSHF-në, presidenti i skuadrës italiane ka folur për mediat përtej Adriatikut duke treguar mendimin e tij mbi këtë çështje.

“Inzagi në Shqipëri? Kam qeshur, atje nuk kanë pastërma dhe për të është një domosdoshmëri ndaj nuk mund të shkonte aty. Inzagi është i lumtur për suksesin që po përjeton këtu. I kam lexuar interesimet për të, por nuk jam shqetësuar kurrë”, tha Takopina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Venecia nën drejtimin e Inzagit siguroi ngjitjen në Serinë B dhe në sezonin e ri do të tentojë të bëjë një tjetër paraqitje dinjitoze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?