FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prezantohet Shkëlqim Muça, pas 7 vjetësh rikthehet “në shtëpi”

Tirana ka prezantuar sot trajnerin e ri, Shkëlqim Muça. Në mjediset e klubit bardheblu, trajneri i ri i 24 herë kampionëve të vendit ka dalë  krah të presidentit Refik Halili, për të bërë prezantimin. Mund të quhet trajneri i ri, pasi nis sot zyrtarisht punën, por në fakt Shkëlqim Muça rikthehet në shtëpinë e tij, aty ku si lojtar, trajner e shef klubi numëron trofe të shumtë.  Ish-futbollisti, ish-trajneri dhe ish-shefi i klubit kryeqytetas rikthehet sërish në “fole”, falë një kontrate 3-vjeçare me Tiranën.

Ajo që bie në sy në kushtet kontraktuale ka të bëjë me specifikimin e detyrës së Muçës vetëm si trajner. Pra, nuk do të ketë edhe rolin e menaxherit për lojtarët, si kolegu i tij, Shpëtim Duro, te të kuqtë, sezonin e shkuar. Natyrisht, do të japë pëlqimin e tij në përforcimet e skuadrës, sepse do të jetë ai që do ta ndërtojë skuadrën, por nuk do të ketë ekskluzivitet në këtë pikë.

Lidhur me objektivat, trajneri Muça tha se synohet titulli. Nëse nuk shkohet në drejtim të trofeve, ai do të largohet, edhe pse ka firmosur kontratë 3-vjeçare. “Natyrisht, po s’u arritën objektivat, do të largohem. Vij me mentalitet kampioni te kjo skuadër, ku kam qenë futbollist, trajner dhe drejtues klubi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe presidenti Refik Halili, u shpreh i kënaqur me marrëveshjen dhe rikthimin e Shkëlqim Muçës. “Muça ka rënë edhe vetë dakord që, nëse puna nuk i ecën si duhet, të japë dorëheqjen.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?