Prokuroria hap hetimin në Itali për provimin e falsifikuar të Suarez

Prokuroria e Federatës së Futbollit Italian ka hapur një hetim në historinë e provimit “farsë” të kryer nga futbollisti Luis Suarez në Perugia për të marrë shtetësinë italiane. ANSA ka zbuluar se kreu i zyrës së prokurorit të Federatës së Futbollit, Giuseppe Chinè, gjithashtu kërkoi dokumentet e hetimit nga gjyqësori i zakonshëm i Perugia.

Juventusi nuk organizoi provimin e italishtes ose udhëtimin e Luis Suarez në Perugia. “Corriere della Ser”a zbulon versionin e historisë që filtron nga klubi bardhezi në lidhje me marrëdhëniet e lindura me Universitetin për të Huajt në Perugia.

Zonja e Vjetër, në fakt, ka pasur natyrë thjesht informuese, pa pasur një rol aktiv në ndonjë shkelje. Kjo është arsyeja pse nga klubi bardhezi shfaqen të qetë në lidhje me hipotezën e ndonjë shkeljeje sportive që mund të parashikohet. Sipas asaj që raporton gazeta milanese, që në 8 shtator te Juventusi ishin të vetëdijshëm për pamundësinë e arritjes në kohë të pasaportës së lakmuar nga Suarez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?