Prokuroria kërkon dënimin me dy vjet burgim për Neymar
Ylli i Barcelonës, Neymar, do të përballet në gjyq për akuzat për mashtrim dhe korrupsion, krahas prindërve të tij, klubit aktual dhe atij të shkuar, Santos.
Gjykata Kombëtare Spanjolle ka urdhëruar që edhe presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu dhe ai i shkuari, Sandro Rosell, të gjykohen.
Akuza për mashtrim dhe korrupsion lidhet për transferimin e Neymarit te Barça nga Brazili në vitin 2013. Të gjitha palët kanë mohuar akuzat.
Grupi brazilian “DIS” ka deklaruar më pak para se 40 për qind që ishte thënë për transferimin e futbollistit dhe ka akuzuar palët.
Prokurorët kërkojnë dy vjet burgim për Neymarin, pasi ai nëse del fajtor është shkelësi i parë i ligjit nga kjo palë.
Po ashtu po kërkohet gjobë prej dhjetë milionë eurosh ndaj familjes së futbollistit.
KOHA JONË SONDAZH

