Provokacija e tifozëve: “Kosova është Serbi”. Skënderbeu rrëzohet në Beograd
Vetëm 39 minuta u deshën që në Beograd, Skënderbeu tu rrëzonte. Nga një gol në secilën pjesë, ai i dyti për faj të gabimit në mbrojtje nga Lilaj, vendosën fatin e takimit të Beogradit mes Partizanit dhe Skënderbeut. Ekipi korçar u mund me rezultatin 2-0, në një ndeshje në Beograd ku “Ujqërit e Dëborës” do të kishte marrë më tepër, pasi zotëroi topin 58% të kohës. Ndeshja e vlefshme për Europa League ka pasur shumë raste nga të dyja palët dhe veçanërisht në pjesën e dytë. Megjithatë, presioni i fushës së huaj dhe një gabim fatal në mbrojtje kanë ndëshkuar Skënderbeun dhe e kanë bërë kualifikimin për në fazën tjetër një ëndërr thuajse të paarritshme. “Ujqërit e Dëborës”, ju dhurua një pritje “madhështore” me thirrjet “Kosova është Serbi”, dhe atmosfera doli përtej kornizave së lojës. Tifozët e Partizanit të Beogradit hynë në stadium me thirrjet “Kosova është Serbi”, duke shpërfillur thirrjet e drejtuesve të Partizanit që të shmangin thirrjet politike për të mos rrezikuar penalizimin nga UEFA.
Ndeshja
Një goditje dënimi ishte ajo që bëri diferencën në 45 minutat e para të takimit mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut, e vlefshme për raundin e katërt të ndeshjeve në grupet e Europa League. Ishte Zoran Tosiç, ai që kaloi në avantazh vendasit në minutën e 39, nga një goditje dënimi e ekzekutuar në mënyrë perfekte, duke e lënë portierin Shehi të bardhekuqve të palëvizur në qendër të portës. Kjo humbje, shoqëruar me fitoren e Dinamos së Kievit 0-1 ndaj Young Boys, i çon serbët në vendin e dytë të grupit me 5 pikë, ndërsa korçarët mbeten në fund me vetëm 2 pikë, një më pak sesa zviceranët. Ukrainasit udhëheqin grupin me 10 pikë dhe presin biletën për në raundin tjetër. Pjesa e dytë e takimit nisi më aktive nga të dyja skuadrat, me Skënderbeun që nisi të vështronte më shumë nga sulmi, ndërsa Partizani duke u treguar i kujdesshëm prapa për të përfituar nga ndonjë mundësi që do t’i jepej në prapavijën korçare. U desh të kalonte rreth 1 orë lojë, që të shënoheshin dy raste të pastra, ato të minutës së 60, e më pas 61, herën e parë me Tawambën që lëshon një parabël për të befasuar portierin Shehi, por ky i fundit arrin ta devijojë topin mbi traversë; ndërsa më pas nga goditja e këndit, sërish kamerunasi godet me kokë, por Shehi në pozicion largon keq topin e përfunduar në këmbët e Radas, që largon rrezikun nga zona e rreptësisë. Edhe pse në disavantazh të dy golave, korçarët që nuk kishin më çfarë të humbisnin dhe tentuan të hidheshin në sulm, aty ku Sowe fiton një goditje dënimi vetëm pak jashtë zonës së rreptësisë, por ekzekutimi i Radas ishte qëndror dhe drejtpërdrejt në duart e portierit Stojkoviç.

Renditja
“Serbët shkojnë në vendin e dytë të grupit me 5 pikë, ndërsa korçarët mbeten në fund me vetëm 2 pikë, një më pak sesa zviceranët. Ukrainasit udhëheqin grupin me 10 pikë”.
Tranjeri i Skëndërbeut
Daja: Rrethimi nga policia, jo ambient për futboll
Pas humbjes së thellë në Beograd, tranjeri korçar u shpreh se ekipi ka qenë sulmues por që nuk reagoi më pas nga pësimi i golit. Ilir Daja në një deklaratë u shpreh se ekipi kishte pasur mundësitë për të dalë fitues. “Nuk duhet të bënim këtë paraqitje, megjithatë pjesë e lojës janë edhe gabimet. Kishim ardhur për një rezultat pozitiv, por në dy momentet që po kontrollonim lojën u goditëm. Në pjesën e parë, mund të kishim luajtur me pasin aktiv. Kemi kthyer disa herë topin prapa që s’duhej”,-tha Daja. Tranjeri ia vuri një pjesë të fajit edhe mungesave të ekipit të Skënderbeut, ndërsa tha se Gavazaj ka pasur probleme, edhe pse luajti si titullar. Sa i përket atmosferës në Beograd, “të shohësh kaq shumë policë në një ndeshje futbolli nuk është normale, por gjithsesi nuk patëm probleme”,-theksoi Daja.
Tranjeri i Partizanit
Djukiç: Të lumtur për 3 pikët, shqiptarët i kemi miq
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i skuadrës serbe Djukiç u shfaq i lumtur me rezultatin në favor të Partizanit të Beogradit, por nuk harroi të lavdëronte Skënderbeun për forcën që tregoi në fushë. “E dinim se Skënderbeu do të na i vështirësonte punët, sepse është një rival jo i lehtë. Kam bindjen se të gjithë kundërshtarët e tjerë do ta kenë të vështirë përballë tyre. Mendonim se ndeshjen do ta vendosnin detajet dhe ashtu ndodhi. Pas shënimit të golit të parë, patëm mundësinë të tërhiqeshim dhe të godisnim në momentin e duhur”, tha Djukiç. Në fund, teksa shprehu kënaqësinë për 3 pikët e marra, ai shtoi: “Do të isha edhe më i kënaqur nëse shqiptarët do të largoheshin të kënaqur nga kjo transfertë. Për ne, shqiptarët nuk janë armiq, por vetëm miq. Në këtë ndeshje futbolli, ne ia dolëm të merrnim atë që donim”, mbylli deklaratën e tij trajneri serb.
Kapiteni
Shehi e ka inatin me fatin
Kapteni i Skënderbeut, Orges Shehi u shfaqur i zhgënjyer në fund të ndeshjes së Beogradit, duke ia faturuar humbjen 2-0 fatit. Sipas tij, ekipi korçar luajti denjësisht dhe nuk e meritonte të dilte pa pikë nga kjo sfidë. “Ishte ndeshje e rëndësishme përball një kundërshtari shumë të fortë. I tillë është futbolli, nuk shënon, por ndëshkohesh. Kemi shkuar te porta kundërshtare, kemi luajtur, zotërimi i topit në favorin tonë, gjuajtjet në portë 11-10, pra është çështje fati”,-tha ai.
Mesfushori
Janković: Skëndërbeu i vështirë
Mesfushori i Partizanit, Marko Janković u shpreh i kënaqur me fitoren e arritur duke e cilësuar Skënderbeun si një kundërshtar tepër të fortë. “Ne e dinim se ata ishin shumë agresive dhe kishin karakter. Në ndeshje të tilla shanset që të jepen duhet t’i shfrytëzosh dhe ne i zbatuam. Kjo fitore mund të jetë një pikë kthese për ne, sidomos tani që ka një ndales prej ndeshjeve të kombëtareve, gjë që do të na ndihmojë të përmirësojmë më tej lojën tonë”, tha Janković.
Zëdhënësja e Partizanit: UEFA të lejojë thirrjen “Kosova është Serbi”
Një skandal i vërtetë ka ndodhur në Serbi. Zëdhënësja e ekipit të Partizanit, para ndeshjes ka shokuar me kërkesën drejtuar UEFA-s (Bashkimi i Shoqatave të Futbollit Europian). Gjatë konferencës për shtyp, ku e pranishme ishte edhe media shqiptare, zëdhënësja ka kërkuar miratimin e UEFA-s, për thirrjet që lejohen në stadium, ku ajo ka përfshirë edhe shprehjen aspak të pëlqyeshme për shqiptarët dhe njëkohësisht të palejueshme: “Kosova është Serbi”. Kjo është kundërshtuar menjëherë nga përfaqësuesit e medias shqiptare që kanë gjetur edhe konfirmimin e oficerit të “UEFA-s”. Ndryshe nga situata në Beograd, ekipi i Partizanit u largua nga ndeshja në “Elbasan Arena” me fjalët që mikëpritjen në Shqipëri, duhet ta tregonin edhe në Sebi por mbrëmë ndodhi e kundërta. Kur skuadra e vetme shqiptare e mbetur në kompeticionet europiane të futbollit, Skënderbeu luajti një ndeshje pa spektatorë në stadium, për shkak të sjelljes jo korrekte të tifozëve në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena” më 19 tetor. Në sfidën e kthimit në Beograd, tifozët e Partizanit të Beogradit me të hyrë në stadium e nisën me thirrjet “Kosova është Serbi”, duke shpërfillur thirrjet e drejtuesve të Partizanit që të shmangin thirrjet politike për të mos rrezikuar penalizimin nga UEFA. Mbetet të shihet se si do të reagojë kjo e fundit dhe nëse delegati i UEFA-s do të shkruajë këtë incident në raport.
Atmosfera në të cilën luajti Skënderbeu në Beograd, që në nisje doli përtej kornizave të lojës. Tifozët e Partizanit të Beogradit që kur hynë në stadium e nisën me thirrjet: “Kosova është Serbi”, duke shpërfillur thirrjet e drejtuesve të Partizanit që të shmangin thirrjet politike për të mos rrezikuar penalizimin nga UEFA. Aventura e Skënderbeut në Beograd, që ka nisur prej mesnatës së djeshme, kulmoi në orën 19:00 me nisjen e takimit me Partizanin vendas. Për shkak të ndodhive të së kaluarës, kryesisht ngjarjeve të ndodhura gjatë takimit Serbi-Shqipëri në tetor të vitit 2014, masat e sigurisë për këtë takim ishin shumëfishuar. Kjo ishte situata përreth stadiumit të Partizanit të Beogradit.
Siguria
Në “Marakana” të Beogradit u ulën rreth 35 mijë tifozë, por mediat serbe treguan se nuk është diçka e tillë. Ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut u shpall prej ditësh si ndeshje “me rrezik të lartë”. Për këtë arsye organizatorët u kujdesën që masat e sigurisë të ishin si kurrë më parë. Në stadiumin e Partizan dhe rreth tij, u vendosur mbi 700 policë dhe 96 kamera që regjistronin gjithçka që ndodhte. Asgjë nuk i lihet rastësisë. Rreth stadiumit kishte edhe disa unaza sigurie, dhe tifozët mund të hynin vetëm në biletë dhe me letërnjoftim. Të pranishëm ishin forca të shumta sigurie, qentë antieksploziv, mes shumë masave të tjera që përfshijnë edhe kamerat e sigurisë. Ushtria rrethoi stadiumin.

KOHA JONË SONDAZH

