PSG-Arsenal/ Zbulohen formacionet zyrtare, të dyja ekipet pa sulmues qëndror
Kush do të përballet me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve që do të luhet më 31 maj në Mynih? Përgjigjia do të merret sonte në “Parc des Princes”, ku Paris Saint-Germain do të përpiqet të mbrojë avantazhin 1-0 të marrë 8 ditë më parë në “Emirates”.
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, vendos të mos rrezikojë Ousmane Dembélé, i cili qëndron në stol. Në formacionin titullar hyn vetëm Doué, si e vetmi ndryshim krahasuar me ndeshjen e parë.
Nga ana tjetër, edhe Mikel Arteta bën një ndryshim për Arsenalin, duke e ruajtur skemën 4-3-3. Mesfushori Thomas Partey rikthehet pas skualifikimit dhe zë vendin në mesfushë, ndërsa Merino avancon në repartin ofensiv. Në stol janë Trossard, Jorginho dhe mbrojtësi italian Calafiori.
Formacionet zyrtare:
Paris Saint-Germain (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Barcola, Doué, Kvaratskhelia.
Arsenal (4-3-3): Raya; Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly; Odegaard, Partey, Rice; Saka, Merino, Martinelli.
KOHA JONË SONDAZH

