Koha e rregullt e finales së Championsit PSG-Arsenal mbyllet në barazim, shkon në shtesë

Ka nisur finalja e madhe e Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Arsenal, një përballje që vendos trofeun më prestigjioz për klube në futbollin europian.

Ndeshja po zhvillohet në “Puskás Aréna” në Budapest, ku dy skuadrat kanë zbritur në fushë me objektivin për të shkruar historinë në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental.

Koha Jonë do t’ju sjellë minutë pas minute rastet më interesante, golat dhe zhvillimet kryesore nga finalja që sapo ka nisur.

Swiss Digital Desktop Reklama

LIVE/ PSG-ARSENAL 1-1

Swiss Digital Mobile Reklama

PJESA E DYTE

Koha e rregullt e finales së Champions League mes PSG dhe Arsenal është mbyllur në barazim 1-1, duke bërë që trofeu të diskutohet në 30 minutat shtesë në “Puskás Aréna” të Budapestit. Pas avantazhit të Arsenalit në pjesën e parë me Kai Havertz, PSG reagoi në pjesën e dytë.

Në minutën e 62-të, një faull i Mosquera ndaj Kvaratskhelia solli penallti për francezët, ndërsa Ousmane Dembélé u tregua i saktë nga pika e bardhë për të rikthyer ekuilibrat. Në fund, PSG iu afrua golit të fitores me Kvaratskhelia dhe Vitinha, por pa sukses.

65′ GOOOL Paris Saint-Germain barazon 1-1! Nuk gabon Ousmane Dembele, i cili mposht portierin Raya nga penalltia.

VIDEO E GOLIT

PESA E PARE

Pjesa e parë e finales së UEFA Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Arsenal është mbyllur me avantazhin 0-1 për londinezët, në “Puskás Aréna” të Budapestit. Goli i vetëm i 45 minutave të para erdhi shumë shpejt, në minutën e 5-të, kur Kai Havertz finalizoi saktë një aksion të shpejtë, duke mposhtur portierin Safonov.

Në vijim, Arsenal ka mbrojtur me disiplinë, duke neutralizuar sulmet e PSG-së. Një moment i diskutueshëm ishte në minutën e 16-të, kur francezët kërkuan penallti për prekje me dorë nga Saka, por arbitri vijoi lojën. Londinezët shfaqën kontroll dhe organizim të fortë, ndërsa PSG nuk arriti të reagojë.

13’ Fabian Ruiz provon me një goditje me të majtën nga një pozicion i prirët, por topi shkon larg kuadratit

6′ GOOOOL – Kai Havertz me një kundërsulm të shpejt arrin që të gjejë golin e avantazhit, teksa realizon mjaft mirë me të majtën në cepin e lartë të portës.

VIDEO E GOLIT

1’ Starton ndeshja në “Puskas Arena” në Budapest

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?