Berisha pranon shkeljen e statutit për publikimin e listës së kandidatëve të Këshillit pak orë para votimit

Pas përfundimit të punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partia Demokratike e Shqipërisë, kryetari Sali Berisha është prononcuar për mediat, duke pranuar se në procesin e votimit ka pasur një vonesë lidhur me publikimin e listave të kandidatëve për Këshillin Kombëtar.

I pyetur për transparencën e procesit dhe faktin se listat u bënë publike vetëm pak para nisjes së votimit, Berisha u shpreh se kandidaturat në shumicë kanë ardhur nga degët e partisë dhe janë përfaqësuar sipas qarqeve.

Ai theksoi se në këtë proces ka pasur vonesa nga strukturat lokale në dërgimin e propozimeve, duke shtuar se kjo ka ndikuar në publikimin e vonuar të listave të kandidatëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka pasur një vonesë nga degët në përcjelljen e tyre… nuk është vepruar si herët e tjera, sepse këtë herë kandidaturat kanë ardhur kryesisht nga degët,” u shpreh Berisha, duke argumentuar se kjo ishte arsyeja e vonesës.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur nëse mund të konsiderohet shkelje e statutit, Berisha nuk e mohoi vonesën, por e cilësoi atë si rezultat të problemeve organizative në nivel lokal.

Sipas tij, procesi në tërësi ka ndjekur logjikën e përfaqësimit nga baza, ndërsa kandidaturat e paraqitura përfshijnë edhe emra nga strukturat qendrore dhe departamentet e partisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?