FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG bën gati 30 milionë euro në sezon për të “blinduar” Mbappe-n

Haaland dhe Mbappe janë dy “yjet” e rinj në futbollin botëror që pritet të shkëlqejnë për të paktën një dekadë. PSG kërkon të mos humbasë francezin, i cili kërkohet me ngulm nga skuadrat më të mëdha europiane. Aktualisht, futbollisti është nën kontratë me kampionat e Francës deri në vitin 2022, por PSG po tenton me të gjitha mënyrat për të rinovuar kontratën. Sulmuesi paguhet aktualisht 25 milionë euro në sezon, por “L’Équipe” shkruan se PSG ka gati kontratën e re me 30 milionë euro në sezon, një tjetër tentativë për të bindur 22-vjeçarin.

Pavarësisht humbjeve të mëdha që ka klubi për shkak të pandemisë që arrijnë deri në 240 milionë euro, drejtuesit janë gati të bëjnë një tjetër sakrificë për të mos e humbur sulmuesin. Një gjë e tillë do të bëhet e mundur nëse dhe vetë Mbappe do të pranojë të qëndrojë në “Parc des Princes”. Francezi bashkë me Neymar konsiderohen si dy elementet kryesorë të projektit që ka Parisi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?