PSG fiton me “poker” ndaj Dijon, Mbappe shkëlqen me dopietë (VIDEO)

PSG rikthehet te fitoret në Ligue 1, duke triumfuar me lehtësi 4-0 në transfertën ndaj Dijon. Moise Kean konfirmon formën fantastike që po kalon, teksa zhbllokoi rezultatin në minutën e 6-të.

Më pas do të dilet në skenë Mbappe me dy gola. Në pjesën e parë me penallti, ndërkohë që në të dytën shënoi me një goditje me të majtën në hyrjet zonës.

8 minuta nga fundi, Danilo do të vuloste fitoren. PSG me këtë 3 pikësh ngjitet në vendin e dytë me 57 pikë, 1 më pak se Lille, por këta të fundit kanë dhe një sfidë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?