PSG gati të befasojë Interin, kërkon të rrëmbejë Eriksen
Interi mund të humbasë mundësinë për të siguruar Christian Eriksen gjatë këtij muaji nëse nxiton për të bërë një ofertë më të mirë. Së fundmi në garë për të është shtuar edhe skuadra e PSG që është gati të bëjë sulmin final për transferimin e tij.
Zikaltrit deri më tani kanë bërë një ofertë prej 10.5 milionë paund, e cila është refuzuar menjëherë nga “Spursa”-t, të cilët kërkojnë as më pak dhe as më shumë, por 20 milionë paund.
“The Mirror” në Angli raporton se Paris Saint-Germain mnd të bëjë një ofertë më të mirë për 27-vjeçarin, Eriksen ka edhe 6 muaj kontratë dhe mund të largohet pa asnjë euro nëse qëndron deri në verë te Tottenham. /R.Lika-Koha Jone/