PSG shumë i ngjashëm me Manchester City-in, ja statistikat që “trembin” Interin
Duket e pamundur të mos vihet re ngjashmëria mes finales së Championsit që Interi do të luajë më 31 maj në Mynih kundër Paris Saint-Germain dhe asaj të zhvilluar vetëm dy vite më parë në Stamboll kundër Manchester City.
Ngjashmëritë janë të shumta. Fillimisht në aspektin institucional: si City, edhe PSG është në pronësi të një fondi arab, me lidhje të ngushta midis drejtuesve të dy klubeve. Të dyja skuadrat kishin luajtur vetëm një finale Champions-i para përballjes me Interin, dhe ishin mundur 1-0 në finale – PSG në vitin 2020, City në 2021.
Në fushë, ngjashmëritë janë po aq evidente. Manchester City i Guardiola-s dhe PSG i Luis Enrique-s janë përfaqësuesit më të rafinuar të futbollit të pozicional “në stilin e Barcelonës”.
Si Guardiola, ashtu edhe Enrique kanë fituar tripletë me Barcelonën dhe tani synojnë ta përsërisin suksesin me klubet aktuale. Guardiola e arriti këtë në 2023, duke mposhtur Interin në finale. Enrique mund të bëjë të njëjtën gjë këtë vit, nëse fiton edhe Kupën e Francës dhe mund Interin në Mynih.
Në letër, ngjashmëritë janë të frikshme, por kjo nuk do të thotë që fati i Interit është i paracaktuar. Historia nuk përsëritet gjithmonë në mënyrë identike dhe në futboll, çdo ndeshje është ndryshe nga tjetra. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

