FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Qepe gojën, je armik i Kombëtares”, trajneri i Algjerisë i kundërvihet keq gazetarit (Video)

Trajneri i Algjerisë, Rabah Madjer, në intervistën e fundit të dhënë para mediave nuk i ka mbajtur nervat ndaj një gazetari.

Madje ndodhej në dhomën e konferencave së bashku me futbollistin Riyad Mahrez kur këtij të fundit iu drejtua pyetja nga gazetari, por para se të përgjigjej, trajneri i vuri dorën në shpatull dhe i mori leje që të fliste ai.

Mahrez i befasuar e lejoi trajnerin e tij të flasë, përpara se të kuptonte se Madjer ishte duke i ngritur tonet për shkak të frustrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Z.Djebor, gazetari kombëtar, ju jeni armiku i ekipit kombëtar, – filloi Madjer. – Unë them se në publik, më dëgjoni të gjithë. Ju respektoj të gjithëve, por atë jo. Mbylle gojën! Mbylle, mbylle! Largohu dhe lëre brezin e ardhshëm të bëjë punën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, lojtari i Leicesterit, Mahrez, në mënyrë të qartë nuk e dinte se ku duhet të shihte, me sa duket, i zhgënjyer dhe i zënë ngushtë nga “spektakli”. Duke rimarrë një moment të vockël qetësie, trajneri Madjer përparoi duke shtuar: “Pyetja tjetër, ju lutem”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?