Qershori vendimtar për Kombëtaren, sfidojmë Serbinë dhe Letoninë

Kombëtarja shqiptare luajti dy ndeshjet e para në eliminatoret e Botërorit 2026, ndaj Anglisë dhe Andorrës, ku mori një humbje dhe një fitore.

Kuqezinjtë do të rikthehen sërish në aksion në muajin qershor. Sfida e radhës do të jetë ndaj Serbisë, një përballje e zjarrtë e cila do të zhvillohet në Tiranë.

Ky takim është planifikuar më 7 Qershor, në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe pritet me interes të madh. Tre ditë më vonë, Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Letonisë. Me të njëjtin kundërshtar, kuqezinjtë do të përballen më 7 Shtator, këtë herë në shtëpi.

Sfida e kthimit ndaj Serbisë do të luhet në transfertë më 11 Tetor. Dy ndeshjet e fundit do të jenë në muajin Nëntor, ndaj Andorrës jashtë dhe ndaj Anglisë në Tiranë.

SHKARKO APP