Qeveria britanike jep dritën jeshile për rikthimin e tifozëve
Tifozët në stadium mund të rikthehen në Premier League, por vetëm në mesin e muajt maj. Ky është qëndrimi i qeverisë britanike, siç raporton “The Times”. Klubet e Premier League shpresonin që të jepnin dritën jeshile për një numër të kufizuar tifozësh, që në prill. Disa emra të mëdhenj kishin ofruar t’i prisnin.
Mendohet se ndeshja e parë që do të luhet me tifozë do të jetë finalja e FA Cup në “Wembley”, por sigurisht në numër të kufizuar. Ndërkohë mediat angleze raportojnë se qeveria ka vendosur që të lejojë rikthimin e tifozëve në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, me maksimumin prej 10 mijë tifozësh. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

