Qitësja Manjola Konini mbyll aventurën e saj olimpike, renditet e 37-ta në garën 25m pistoletë

Qitësja shqiptare Manjola Konini ka mbyllur aventurën e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Ajo mori pjesë paraditen e sotme në disipinën 25 metra pistoletë rapid dhe preçizion.

Në këtë garë ajo u klasifikua në vendin e 37-të mes 40 konkurrenteve, duke mos hyrë dot mes 8 finalisteve, që do të vijojnë garën për zonën e medaljeve.

Konini, fillimisht garoi në disiplinën e preçizionit, ku grumbulloi 278 pikë. Në tri raundet e kësaj gare ajo arriti 94 pikë, 94 pikë dhe 90 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, qitësja shqiptare garoi në disiplinën rapid, ku bëri një paraqitje më të mirë, teksa grumbulloi 291 pikë. Në tri raundet e kësaj gare ajo arriti 97 pikë, 96 pikë dhe 98 pikë. Konini e mbylli garën e saj me 569 pikë, duke mos u kualifikuar dot për në finalen e kësaj disiplinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?