FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama-italianëve: Mundni gjermanët në Rusi

Në ekspozitën e “4 herë kampionë” në Teatrin Migjeni të Shkodrës, ku u ekspozuan katër titujt botërorë të fituar nga Italia ndër vite, morën pjesë drejtuesit më të lartë të futbollit shqiptar e italian, Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori Alberto Cutillo. Të pranishmit folën shkurtimisht në këtë aktivitet dhe sigurisht që në qendër të fjalëve përshëndetëse ishte sfida e “Loro Boriçit”. Të ardhurat e siguruara nga kjo ekspozitë do të shkojnë për fëmijët në nevojë dhe jetimët.

Alberto Cutillo: Sporti është pranë jo vetëm pasionit dhe entuziazmit. Është një rast për të treguar ndeshja e sotme do të jetë një sukses sido që t ëshkojë. Nuk mund të fitojnë të dyja skuadrat dhe kjo është bukuria e lojës.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio: Shqipëria është një komb mik për të cilin kemi shumë respekt, edhe frikë kur jemi në fushën e lojës. Le të fitojë më i miri sonte. Ky është urimi im për sonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka: ”Është një ndeshje historike për ne. Për herë të parë luajmë kundër Italisë në Shqipëri dhe e bëjmë këtë në qytetin ku ka lindur futbolli shqiptar. Do të bëja dy urime për sonte; uroj që Italia të humbë ndeshjen dhe në ndeshjen e ardhshme të vijnë me pesë kupa bote në Tiranë në stadiumin tonë të ri, pavarësisht se do të shkojnë në botëror përmes play off-it”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi: ”Kjo ekzpozitë është një mundësi për të prekur nga afër magjinë e futbollit dhe atyre që kanë bërë historinë në këtë sport”.

Kryeministri Edi Rama: Në këtë qytet ka lindur skuadra e parë e futbollit shqiptar, në 1913 dhe nuk e di nëse jeni në dijeni, por quhej Juventus. Sonte luan kombëtarja jonë, por luan edhe kombëtarja që është në zemrën e shumë shqiptarëve. Më kujtohet një slogan i tifozëve shqiptarë që ndoqën miqësoren në Itali, ku shpalosën “Shqipërinë është dashuri, Italia është në zemër”. Ju duhet të mundni gjermanët në Rusi, sepse një pjesë e tifozerisë këtu janë të Gjermanisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?