Rama: Talentet e sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë pajisen me pasaportë pa mbushur 18 vjeç

“Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç“, -shkruan Kryeministri Edi Rama.

Ligji u miratua dje në Kuvend me 97 vota pro, nga 84 të nevojshme. Ndryshimet në projektligj u propozuan nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, me qëllim që qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, të mos i nënshtrohen një testi për gjuhën dhe historinë shqiptare për të përfituar nënshtetësinë.

Qëllimi, sipas ministrit, është që t’u krijohet mundësia talenteve që kanë lindur dhe jetojnë jashtë Shqipërisë, që me aktivizimin në ekipet e moshave të kombëtares sonë kuq e zi, të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç.

SHKARKO APP