FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ramadani: Të mendojmë për Juven, duhet të fitojmë çdo ndeshje për të siguruar mbijetesën

Lecce mori një fitore me peshë ndaj Pisa-s, duke forcuar pozitat në renditje dhe duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës në elitën e futbollit italian.

Suksesi i fundit ka sjellë entuziazëm në kampin verdhekuq, ndërsa mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, ka theksuar rëndësinë e këtij rezultati dhe objektivat e skuadrës për ndeshjet e mbetura.

“Kjo ndeshje ishte e rëndësishme si ajo ndaj Veronës, kishim shumë trysni mbi ne. Kemi parë video emocionuese, jemi karikuar në të gjitha mënyrat e mundshme, edhe mendërisht, na mungonte vetëm të shënonim dhe fitonim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas meje kemi bërë një ndeshje të madhe, unë kam si synim që të fitojmë të gjitha ndeshjet që na kanë mbetur. Kështu do të jemi të shpëtuar. Të mendojmë menjëherë për Juventusin, duhet të bëjmë një ndeshje shumë të madhe me ta dhe do e bëjmë”, deklaroi Ramadani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?