Ramos dhe Lautaro Martinez, dy gola të tjerë në Real-Inter (VIDEO)
Sporti E Martë, 3 Nëntor 2020 21:38
Real Madrid dhe Inter po dhurojnë një duel spektakolar, teksa janë shënuar dy gola të shpejt, duke i çuar shifrat në 2-1.
Në minutën e 33-të, pas një goditje nga këndi, Sergio Ramos kërcen mjaft mirë me kokë dhe më pas e dërgon topin në cepin e portës, atje ku Handanovic nuk ka asnjë mundësi reagimi.
Dy minuta më pas zikaltrit reagojnë mjaft mirë duke ngushtuar shifrat me Lautaro Martinez me një goditje të shpejt në zonë.
KOHA JONË SONDAZH

