Rangers i Gerrard thyen hegjemonin e Celtic, fiton titullin e 55-të kampion
Glasgow Rangers kanë fituar në 55 herë kampionatin skocez, në historinë e tyre. Por ky i fundit, i fituar ditën e sotme, për shumë tifozë gjykohet mundësisht si më i bukuri nga të gjithë.
Jo vetëm sepse thyen dominimin 9-vjeçar të rivalëve të përjetshëm, Celtic, por sepse mbyll një kapitull dramatik për klubin të filluar në vitin 2012, ku pas vështirësive financiare praktikisht falimentoi duke rënë në kategoritë e ulëta skoceze.
Sot me fitoren 3-0 ndaj St. Mirren, dhe barazimin e Celtic me Dundee United. Skuadra e Steven Gerrard ka siguruar titullin pasi në dy vitet e fundit kampionati dominohej nga Celtic.
KOHA JONË SONDAZH

