Rashford heziton për transferimin te Bayerni, ka prioritet Barcelonën
Sulmuesi anglez Marcus Rashford duket se e ka të qartë prioritetin për të ardhmen e tij. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, ylli i Manchester United nuk është i prirur të transferohet te Bayern Munich, pasi dëshiron fillimisht të zgjidhë çështjen e qëndrimit të tij te Barcelona.
Gazeta spanjolle Marca raporton se kampionët e Gjermanisë kanë shfaqur interes për shërbimet e Rashfordit, veçanërisht pas dështimit të përpjekjeve për të transferuar Anthony Gordon. Megjithatë, futbollisti anglez nuk po shqyrton asnjë alternativë tjetër përpara se të qartësohet plotësisht situata e tij me klubin katalanas.
Sipas të njëjtit burim, drejtuesit e Barcelonës dëshirojnë ta mbajnë Rashfordin në skuadër dhe po analizojnë disa skenarë, përfshirë rinovimin e huazimit për një sezon tjetër ose transferimin përfundimtar të lojtarit. Vendimi përfundimtar mbi të ardhmen e tij pritet të merret pas përfundimit të turneut, nëse deri atëherë nuk arrihet një marrëveshje me Barcelonën.
Sipas Marca, klubi katalanas ka mundësinë të aktivizojë klauzolën e blerjes së Rashfordit për 26 milionë paund deri më 15 qershor. Gjatë sezonit të kaluar, Rashford zhvilloi 49 ndeshje me Barcelonën në të gjitha kompeticionet, duke realizuar 14 gola dhe duke qenë një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës gjatë periudhës së huazimit nga Manchester United.
KOHA JONË SONDAZH

