Rastet e shumta me Covid-19, Seria A drejt pezullimit të kampionatit për 14 ditë

Rastet e shumta pozitive me koronavirus në orët e fundit veçanërisht te skuadra e Genoa-s kanë bërë që situata të jetë alarmante në Itali. Napoli është në ankth për përgjigjet që do të dalin nga tamponët e kryer ditën e djeshme, teksa ndeshja me Juventusin është në rrezik.

Në orët e fundit shkruajnë se alarmi nga Covid-19, mund të bëjë që qeveria italiane të marrë vendimin për bllokimin e kampionatit për 14 ditë.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur në asnjë kampionat tjetër këtë sezon, edhe pse ka pasur raste të shumta edhe në Angli, por janë izoluar vetëm lojtarët e prekur. Gjithsesi mbetet të shihet në orët në vijim se cili do të jetë vendimi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?