Real-Bayern/ Formacionet e mundshme, ja mungesat për skuadrat

Real Madrid dhe Bayern Munich do të ndeshen sonte në orën 20:45 në Santiago Bernabeu, në kuadër të ndeshjes së dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Reali tashmë ka konfirmuar se nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Gareth Bale, i cili nuk është i gatshëm të luajë në ndeshjen e sotme. Gjithashtu nuk do të luajnë as Pepe dhe Raphael Varane, ku në vend të tyre do të startojë Nacho Fernandez.

Në anën tjetër, Mats Hummels mund të jetë mungesa e vetme te Bayerni pas rikthimit të Robert Lewandowksit. E përditshmja sportive spanjolle “Mundo Deportivo” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?