Real Madrid bën gati 100 milionë euro për të rrëmbyer Haaland

Reali i Madridit është i bindur se Eling Haaland do të jetë sulmuesi i tyre në të ardhmen. Autori i 10 golave mes Bundesligas dhe Championsit në vetëm pak javë pëlqehet shumë nga presidenti i Los Blancos Florentino Perez.

Sipas mediave spanjolle pritet të ofrojë 100 milionë euro për shtatlartin nordik, me 80 milionë euro që do të shkojnë në arkat e Dortmundit dhe 20 milionë euro të tjera si komision për futbollistin, mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e Dortmundit që pretendon shumë më tepër para për Haaland.

Në garë për norvegjezin janë edhe disa skuadra të tjera të mëdha si Liverpool, United dhe Juventus, ndaj dhe nuk do të jetë e thjeshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?