Real Madrid i ofron 4 futbollistë United për të marrë Pogba-n
Real Madrid është gati që të ofrojë 4 futbollistë për të transferuar Paul Pogba. Zinedine Zidane është një admirues i hershëm i mesfushorit, të cilin e ka kërkuar prej kohësh. 27-vjeçari shihet si përforcimi ideal në verë, teksa skuadra madrilene do të rivalizojë Juventusin, një tjetër skuadër e interesuar për të.
Los Blancos janë të gatshëm që të ofrojnë plotë 4 futbollistë, Lucas Vazquez, Brahim Diaz, James Rodriguez dhe Martin Odegaard. Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer nuk e sheh Pogba si pjesë integrale të formacionit të tij, ndaj dhe duket se ka vendosur që ta lejojë largimin.
Francezi ka luajtur vetëm 2 ndeshje që nga muaji shtator duke vuajtur një dëmtim, që ka dashur një periudhë të gjatë rikuperimi. Duke parë dhe krizën pas pandemisë së Covid-19, Real Madrid duke më e interesuar që të bëjë shkëmbime futbollistësh.
Të 4 futbollistët që janë përfshirë në operacion prej kohësh nuk janë në planet e trajnerit Zidane, që ka kërkesa specifike dhe dëshiron me çdo kush kampionin e Botës në “Santiago Bernabeo”. /R.Lika-Koha Jone/