Real Madrid ka zgjedhur pasuesin e Ancelottit në sezonin e ardhshëm

Real Madrid ka zgjedhur Xabi Alonson si zëvendësues të Carlo Ancelottit, sipas Fichajes.net. Trajneri spanjoll ka transformuar Bayer Leverkusen që kur mori drejtimin e ekipit gjerman në tetor 2022.

Sezonin e kaluar, Alonso ndihmoi skuadrën e tij të fitonte Bundesliga-n si dhe Kupën e Gjermanisë, ndërkohë që humbi finalen e Europa League kundër Atalantës.

Paraqitjet e tij me sa duket e kanë bindur Real Madridin, që po bën plane për një të ardhme pa Carlo Ancelotti-n. Spanjolli kaloi pesë sezone si lojtar në Santiago Bernabeu dhe la një përshtypje shumë të mirë në klub.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?