Real Madrid pas Mbappe bën gati dhe prezantimin e talentit brazilian Endrick
Real Madrid prezantoi para disa ditësh në një Bernabeu të tejmbushur, Kylian Mbappe. Ylli francez nuk do të jetë i vetmi që prezantohet këtë verë në stadiumin e “Galaktikëve”.
I radhës që pret një prezantim si “Superstar” është Endrick, fenomenit që mbërrin nga Brazili. Sulmuesi, që do të mbushë 17-vjeç më datë 21 korrik, u ble për 70 milionë euro nga Palmeiras ndërsa synon që të shndërrohet në një lojtar me peshë në futbollin europian.
Në sezonin e fundit në Brazil, Endrick realizoi katër gola në 26 ndeshje ndërsa sulmuesi tashmë është bërë pjesë e rregullt edhe e kombëtares.
KOHA JONË SONDAZH

